Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetarëve për shëndetësinë, lidhur me atë se është arritur marrëveshje me sindikatat dhe kur zyrtarisht do të fillojë të aplikohet apo të rrjedhë pagesa e pagave më të larta për mjekët dhe personelin tjetër mjekësor, deklaroi:

“Po, një nga seritë e marrëveshjeve historike që kemi arritur në këta pesë muaj është ajo me Sindikatën, gjegjësisht me sindikatat e shëndetësisë, sepse aty ishin më të shumta në numër. Nga ky muaj, praktikisht nga nëntori, punonjësit e shëndetësisë marrin një pagë dhjetë për qind më të lartë dhe pesë për qind të tjera nga paga e marsit që do të paguhet në vitin 2026.

Dhe në varësi nga situata e Buxhetit, produktiviteti e kështu me radhë, në një cikël katërvjeçar mund të dalim me një shumë prej pesëdhjetë për qind më të madhe parash që do t’i drejtohet mjekëve dhe personelit mjekësor, të kuptohemi dhe personelin mjekësor infermierët, motrat medicinale e kështu me radhë. Pra, një nga ato marrëveshje historike që do të thoja është edhe ai”.