Ekipet e shpëtimit në Indonezi gjetën 16 persona nën baltë dhe gurë, pas përmbytjeve që goditën fshatrat malore në ishullin Sumatra, thanë zyrtarët të hënën.

Gjashtë persona janë ende të zhdukur, shtuan ata, raporton The Independent.

Balta, gurët dhe pemët u ‘rrëzuan’ nga një mal pas shirave të rrëmbyeshëm gjatë fundjavës dhe lumenjtë dolën nga shtretërit e tyre, duke përshkuar katër zona kodrinore në provincën e Sumatrës Veriore, e duke shkatërruar shtëpitë dhe fermat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume