Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti sonte mori pjesë në pritjen madhështore që kishte organizuar ambsadori i Shqipërisë për nderë të festës së 28 Nëntorit.
Mexhiti thotë se 28 Nëntori mbetet simbol i sakrificës dhe lirisë së kombit tonë dhe shqiptarët të jenë gjithmonë krenar dhe të bashkuar, prërcjell TS.
“Sonte, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, nën drejtimin e ambasadorit Denion Meidani, organizoi një pritje madhështore që përmblodhi shpirtin e krenarisë dhe bashkimit kombëtar. Në prani të figurave të shquara nga politika, diplomacia dhe shoqëria, kjo ngjarje dëshmoi vlerat dhe traditat tona të çmuara.
28 Nëntori mbetet simbol i sakrificës dhe lirisë së kombit tonë. Gëzuar këtë festë të shenjtë të gjithë shqiptarëve! Të mbetemi gjithmonë krenarë dhe të bashkuar!” ka shkruar Mexhiti./TS/