Kryetari i Bashkimit Demokratik lër Integrim dhe themelues i UÇKsë, Ali Ahmeti, po qëndron në Kroaci ku bashkë me veteranët shqiptarë të luftës së Kroacisë, ka nderuar dëshmorët e luftës.

“Sot, bashkë me veteranët në Zagreb nderuam mbi 3.000 shqiptarë piesëmarrës në luftën çlirimtare të Kroacisë, 87 dëshmorë, 250 invalidë të luftës bashkë me të gjithë çlirimtarët e tjerë e luftës së Kroacisë.

Gjithashtu nderuam z. Milan Shufllaj, albanologun dhe historianin kroat që i doli zot prejardhjes së shqiptarëve dhe këtë e pagoi me jetë.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi!” shkruan Ahmeti në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume