Ditën e djeshme, në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ish-kryegjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është arrestuar.

Fetahu akuzohet për përfshirje me grupet kriminale, si pjesë e klanit Çopja.

SPAK e dyshon për përfitime monetare të paligjshme, Artan Hoxha: Nuk kam marrë para nga Suel Çela

SPAK zbërthen bandën e Suel Çelës/ Si bliheshin gjyqtarët dhe policët, mes të arrestuarve edhe vëllezërit e zyrtares së lartë

“Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan”, si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e “Vis Korçarit”
Gjithashtu, është bërë e ditur se kjo e fundit, ka udhëruar vrasjen e gazetarit Saimir Kodra në shenjë hakmarrje.

Së fundmi, janë zbardhur edhe disa biseda mes Fetahut dhe Suel Çelës, i cili ka pseudonimin Marjus Lulaj.

Nga bisedat, duket se ish-gjyqtarja dhe personazhi i botës së krimit, kanë një marrëdhënie mjaft miqësore.

Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:

Pajtime Fetahu: “Ti si je, je mërzitur”?

Marjus Lulaj: “Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di”.

Pajtime Fetahu: “S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim”.

Marjus Lulaj: “Pa diskutim po”.

Pajtime Fetahu: “Pse mua qysh më di ti”.

Marjus Lulaj: “Hahahaha”.

Pajtime Fetahu: “S’dorëzohemi ne”.

Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore:

Marjus Çelaj: “Rri e qetë nuk je vetëm”.

Pajtime Fetahu: “Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës”.

Marjus Çela: “Edhe unë, rri super e qetë…”.

Pajtime Fetahu: “Unë të kam ty, ti më ke mua”./TPZ