Parku kombëtarë i Malit Sharr ka qenë një nga drejtoritë më interesante këtë vit. Ish drejtori i parkut kombëtarë nuk dëshironte të largohej pasi sipas tij vetëm ai ka njohuri për Malin Sharr dhe për malet. Ai i shkroi letër publike edhe kryeministrit të vendit, Mickovskit, por letra arriti me vonesë ku më pas u shkarku. Pas shkarkimit të tij, qeveria emëroi drejtorin e ri i cili sot ka marrë detyrën zyrtarisht duke theksuar se do të punoj me nder dhe profesionalizëm.

“Me shumë përgjegjësi dhe krenari, filloj rrugëtimin tim si Drejtor i Parkut kombëtar Mali Sharr.
Ky rol përfaqëson jo vetëm një nder të madh për mua personalisht, por edhe një detyrë për të mbrojtur dhe zhvilluar këtë pasuri natyrore të jashtëzakonshme.
Dëshiroj të falënderoj nga zemra të Gjithë që më besuan këtë detyrë të rëndësishme. Ky besim është një motivim shtesë për t’u përkushtuar maksimalisht në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë natyrore të Parkut kombëtar Mali Sharr.
Le të punojmë së bashku për një të ardhme më të gjelbërt dhe më të qëndrueshme!” ka shkruar drejtori i ri./TS/