Bordi qendror i LSDM-së sonte në seancë zgjodhi kryesinë e re të partisë.
Sipas informacioneve, sekretar i ri i përgjithshëm i partisë është Aleksandar Dimitrijeviç, i cili vjen nga Organizata Komunale në Gazi Babë.
Gjithashtu janë zgjedhur edhe dy sekretarë të rinj organizativë: ish-deputeti Martin Kostovski nga Kumanova dhe Ljupço Farmakovski nga Qendra e LSDM-së.
Në kryesinë e re të LSDM-së do të jenë katër nënkryetarë: ish-ministrja Kaja Shukova, Mende Ilievski, Ana Çupeska dhe Kristina Kostova.