Tirana përkujtoi këtë të enjte 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremoninë e organizuar në sheshin “Skënderbej”, ishte i pranishëm dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me një vajzë të vogël ku pas ngritjes së flamurit mijëra tullumbace kuq e zi u lëshuan mbi qiellin e Tiranës.

Gjithashtu kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi mbrëmjen e së mërkurës një pritje në Pallatin e Brigadave, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga brenda dhe jashtë kufijve.

Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe pasurisë së traditave që bashkojnë shqiptarët.