Një këmbësor i moshuar ka humbur jetën në Vallandovë pasi që është goditur nga një kamion e ka goditur, njofton policia e Strumicës.

“Automjeti mallrash “Iveko” me targa të Vallandovës, i drejtuar nga T.K.(47) nga fshati Udovë, Vallandovë, ka goditur këmbësorin A.T (68) nga fshati Kazandol i Vallandovës.
Këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Urgjencës së Vallandovës ka konstatuar vdekjen e tij”, thonë nga SPB Strumicë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume