“Bora po zbardh Kodrën e Diellit! ❄️
Jemi të gëzuar të ju njoftojmë se kemi filluar shtypjen e borës në Kodrën e Diellit, për t’ju ofruar kushte ideale për skijim dhe aktivitete dimërore. Kjo do të thotë më shumë mundësi për të shijuar çdo moment të sezonit të dimrit, në një nga destinacionet më të preferuara!
Përgatituni për një dimër të mrekullueshëm!” thonë nga Qendra e Skive Kodra e Diellit.