Komisioni rregullator për energjetikë sot pritet të kumtojë nëse dhe për sa do të shtrenjtohet rryma nga 1 janari

Në tenderin e fundit të EVN HOUM u ofrua çmim prej 62 eurove për megavat orë që është për dy euro më i lartë se çmimi i deritanishëm që SHA EMV ia shiste furnizuesit universal. Ky çmim ka ndikim më të madh ndaj çmimit të rrymës të cilën qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari.

Kryeminsitri Hristian Mickoski disa herë deri më tani në deklarata për mediumet tha se nuk pret ndryshime të mëdha në çmimin e rrymës, ndërsa nëse vjen deri te diçka e tillë atëherë sipas tij, rritja do të duhej të jetë minimale prej një deri tre për qind.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume