Komisioni për gara në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë u dërgoi informata klubeve nga Liga e Parë e Maqedonisë në futboll, se me kërkesë të MPB-së, dy xhirot e fundit të pjesës vjeshtore do të luhen pa praninë e publikut. Vendimi i Komisionit për gara është marrë për shkak të një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe sjelljeje joadekuate, gjatë dhe pas ndeshjeve të futbollit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume