Më 02.12.2024, në ora 13:30, në rrugën “Van Vardarska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan E.M. (44) nga Tetova.

Tek ai u gjet një automjet tip “Opel Zafira” me targa të Tetovës, pronë e H.M. (62) nga fshati Xhepçisht, i cili të njëjtën ditë, rreth orës 09:00, kishte raportuar se automjeti i ishte marrë nga oborri i shtëpisë së tij familjare në fshatin Xhepçisht.

Automjeti i marrë iu kthye pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume