Llapjanët historikisht kanë treguar anën e tyre shumë humane në mbështetje për ata që kanë nevojë.

Të shpeshtë janë ndihmat që ata i bëjnë për pothuajse secilin aksion që mbahet në vendin tonë.

Krahas kësaj, një i tillë është edhe ish-ushtari i UÇK-së, Gzim Hasani.

Luftëtari i lirisë në pesë vitet e fundit mban 20 familje nga Podujeva me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

Kjo u mësua nga vet’ familjet skamnore llapjane që përfitojnë nga ndihma e Hasanit, i cili ishte pjesë e UÇK-së dhe më pas TMK-së dhe FSK-së, raporton Llapit.info.

Vlen të ceket që në krizën e pandemisë Covid-19, Gzim Hasani i pati dhënë ndihmë humanitare hiç më pak se 10 ton miell për familjet në nevojë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume