Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka realizuar sot një vizitë në veri të Kosovës, ku ka takuar zyrtarët policor dhe punëtorët e kompanisë Ibër Lepenci.

Gjatë vizitës, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në këtë zonë, duke falënderuar forcat e policisë që janë të angazhuara në mbrojtjen e sigurisë.

Një nga pikat kyçe të vizitës ishte vendi ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, ku Haradinaj shprehu shqetësimin e tij për sigurinë dhe kërkoi nga autoritetet që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Vizita e Haradinajt erdhi në një kohë kur situata në veri ka ngjallur shqetësime dhe është e rëndësishme të merren hapa për të siguruar stabilitetin dhe për të mbështetur qytetarët dhe punëtorët që kontribuojnë në këtë rajon.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume