Kreu i diplomacisë ukrainase, Andrii Sybiha, kërkoi të martën në Bruksel që aleatët e NATO-s t’i sigurojnë njëzet sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore për të kundërshtuar sulmet raketore ruse.

Sipas tij, Ukraina ka nevojë për dërgesa urgjente të sistemeve shtesë si Hawks, Nasams ose Iris-T.

“Kjo do të na ndihmojë të shmangim ndërprerjen e energjisë ”, tha ministri për shtypin në selinë e NATO-s, ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë duke shkatërruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume