Kylian Mbappe ka reaguar pas humbjes së Real Madridit nga Athletic Bilbao në La Liga.

Ylli francez e humbi penalltinë e dytë, pas asaj në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Edhe këtë herë, ishte portieri i cili ia priti penalltinë, në anën e njëjtë sikur ndaj Liverpoolit.

E pas ndeshjes, Mbappe ka reaguar, duke thënë se merrë përgjegjësinë e plotë për gabimin që bëri.

“Rezultat i keq. Një gabim i madh në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të. Një moment i vështirë, por është koha më e mirë për të ndryshuar këtë situatë dhe për të treguar se kush jam”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume