Atletico Madridi e ka kaluar me sukses raundin e 1/32 të Kupës së Mbretit.

Ekipi nga kryeqyteti spanjoll triumfoi 1:3 ndaj Cacerenos.

Por, ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ishte 10 minuta buzë eliminimit.

Vendasit arritën të kalonin në epërsi në minutën e 30-të kur Alvaro Merencio realizoi për 1:0.

Lenglet barazoi shifrat në minutën e 83-të, kurse dy gola në minutat shtesë i dhanë fitoren dhe kualifikimin Atletico Madridit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume