Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për A2CNN ka komentuar ngjarjet e djeshme rreth seancës së Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve që e flasin mbi 20 % e popullsisë e që nuk është gjuhë e njëjtë me maqedonishten.
Ibrahimi ka komentuar edhe vendosjen në listën e zezë amerikane të Artan Grubit, si dhe nisjen e një hetimi nga ana e Prokurorisë për veprat e tij kriminale.
Sipas Ibrahimit, në këtë pikë, nuk mund ti ndajmë Ali Ahmetin prej Artan Grubit, pasi që ky i fundit nuk ka bërë asnjë veprim politik pa lejen e zotit Ahmeti.

“ Zoti Ahmeti sot luante rolin e pilatit i cili i lante duart dhe thotë se unë nuk kam faj, por realisht ai është bashkëpjesëmarrës në gjithë atë për çfarë akuzohet zoti Grubi i cili në gjitha deklarimet e tij publike thoshte se unë nuk marr asnjë vendim politik pa lejen e zotit
Ahmeti. Dhe nëqoftëse se SHBA-të e kanë vendosur zotin Artan Grubi në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë i bie që realisht i vënë në atë listë të zezë është edhe vet zoti Ahmeti. Se ai ka qenë bashkëpjesëmarrës i çdo veprimi politik që ka
bërë Artan Grubi.

Dhe sot zoti Ahmeti e luante rolin e pilatit i cili i lanë duart duke u shfajësuar se nuk jam unë fajtori për atë çfarë ka bërë Artan Grubi. Realisht nuk është adresa e vetme Artan Grubi, por adresa e saktë është Ali Ahmeti dhe ai është përgjegjës për atë për
çfarë akuzohet edhe sot Artan Grubi”, deklaroi Ibrahimi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume