Elon Musk është personi i parë që ka arritur një pasuri prej më shumë se 400 miliardë dollarë, sipas “Forbes” dhe “Bloomberg”.

Pasuria e tij përbëhet kryesisht nga aksionet në kompaninë e prodhimit të automjeteve elektrike “Tesla” dhe kompaninë e hapësirës ajrore “SpaceX”.

Revista amerikane “Forbes” vlerësoi pasurinë e Musk në 431,2 miliardë dollarë – dhe kompania e shërbimeve financiare “Bloomberg” tha se ishte afërsisht 447 miliardë dollarë.

Që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA në fillim të nëntorit, rritja e çmimit të aksioneve të “Tesla-s”, në veçanti e ka bërë 53-vjeçarin dukshëm më të pasur.

Investitorët po spekulojnë se “Tesla” do të përfitojë nga afërsia aktuale e Musk me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Musk me origjinë nga Afrika e Jugut, tani një qytetar amerikan, e mbështeti Trumpin me miliona donacione gjatë fushatës zgjedhore – dhe do të jetë pjesë e qeverisë së tij, ndërsa ai kërkon të gjejë kursime në efikasitet.

Kompanitë e Musk përfshijnë gjithashtu platformën online X, zhvilluesin e inteligjencës artificiale “xAI” dhe kompaninë “Neuralink”, e cila punon në implantet e trurit.

Në vendin e dytë në renditje është themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos me një pasuri të vlerësuar prej më shumë se 240 miliardë dollarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume