Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e partisë “E Majta” për të kontestuar vendimin e marrë nga ish-Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, për ndryshimin e emrave të disa rrugëve në kryeqytet.

Nisma e partisë ka qenë kundër emërimit të rrugëve me emrat e personaliteteve si Adem Demaçi, Ernest Koliqi, Mit`hat Frashëri dhe Sulë Hotla, të cilët, sipas “E Majta”, janë përzgjedhur për shkak të një veprimi populist të pushtetit lokal të atëhershëm të koalicionit LSDM-BDI. Sipas partisë, ky vendim ka qenë një tentativë për të mobilizuar votat e trupit zgjedhor shqiptar dhe përbën një shkelje të Ligjit për emërimin e rrugëve, urave dhe shesheve, pasi sipas tyre, ligji ofendon ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas dhe përshpejton ndasitë etnike.

Gjithashtu, ata kanë akuzuar Gjykatën Kushtetuese se me këtë vendim, e cila e ka mbështetur ligjshmërinë e procesit, po legjitimon një veprim të dëmshëm për bashkëjetesën dhe harmoni ndërmjet komuniteteve etnike në Maqedoni.