Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi i është pérgjigjur deputetes së Frontit Evropian, Ilire Dauti, e cila hodhi akuza se dokumentet nga kjo ministri kanë mbërritur në Kuvend vetëm në maqedonisht.

“Deputetja e Frontit Europian, zonja Ilire Dauti, përgjegjësitë për mosrespektimin e gjuhës duhet t’i kërkoj në adresë tjetër e jo te Ministria e Ekonomisë dhe Punës, dhe te unë si drejtues i saj.

Çdo dokument zyrtar që del nga institucioni ynë, del në dy gjuhë. Këtë dëshmi e keni edhe në dokumentet e bashkangjitura më poshtë.

Do të kujdesem që gjithmonë të respektoj ligjet në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Durmishi.