Shporta e Vitit të Ri është një manipulim klasik i pushtetit që nënvlerëson qytetarët dhe fsheh problemin real për të cilin nuk ka zgjidhje, që është rritja e çmimeve të produkteve”, thonë nga partia opozitare LSDM.

“Qeveria e Mickoskit la qëllimisht hapësirën dhe kohën, kështu që tregtarët tashmë i rritën çmimet para se të zbatohej masa.”

“Tashmë çmimet realisht nuk do të ulen, por tregtarët thjesht do t’i kthejnë në nivelin që kanë qenë dhe kjo në fakt nuk do të thotë ulje dhe nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët. Bëhet fjalë për çmime të dakorduara për të cilat vetë qeveria thotë se nuk do të ketë penalitete nëse ndonjë nga tregtarët nuk i respekton. Që do të thotë se u ka mbetur vend që të përcaktojnë vetë çmimet në shpinën e njerëzve. Inflacioni në muajin nëntor arriti në 4.3%, ndërsa kostoja e jetesës, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, shënoi rritje prej 3.5%. Është gjithnjë e më e vështirë të jetosh, gjithnjë e më vështirë bëhet pazari dhe qytetarët janë më të varfër. Ndërkohë që çmimet po rriten, standardi i qytetarëve po bie, dhe Qeveria në vend që të marrë përgjegjësi dhe të merret realisht me krizën, merret me manipulime dhe mbron tregtarët në vend të qytetarëve. LSDM kërkon masa urgjente dhe sistematike për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, përfshirë heqjen e TVSH-së për ushqime, e cila realisht do të ulë çmimet në afat të gjatë dhe do të rrisë pagën minimale. Me uljen e TVSH-së do të lehtësohet barra financiare e familjeve deri në 2000 denarë në muaj ose rreth 24000 denarë në vit. Qeveria duhet të ndalë manipulimet dhe më në fund të qëndrojë në krah të qytetarëve! LSDM do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.