Shërbimi sekret serb ka spiunuar dhe përgjuar gazetarët, duke instaluar programe në telefonat e tyre
Shërbimet serbe, sipas raporteve, kanë instaluar softuer spiunazhi në telefonët e të paktën 13 gazetarëve dhe aktivistëve në Serbi, thotë Amnesty International, duke u mbështetur në aktivistë në një raport të publikuar sot (16.12.).
Në dy raste, softueri, i cili vjen nga kompania izraelite “Celebrite”, është përdorur për “nderrimin” e telefonëve para se të infektoheshin me softuerin spiun. Gjetjet tregojnë përdorimin rutinor të softuerëve invazivë të spiunazhit, duke përfshirë Pegasus, së bashku me softuerin e ri vendas të spiunazhit NoviSpy për pajisjet Android, i cili u zbulua për herë të parë në këtë raport.
Sipas Amnesty International, softueri spiun serb NoviSpy më pas ka bërë shkëmbime ekrani (screenshots) të telefonëve, ka kopjuar kontaktet dhe i ka ngarkuar ato në një server nën kontrollin e autoriteteve.
„Në disa raste, aktivistët dhe gazetarët kanë raportuar aktivitete të dyshimta në telefonët e tyre menjëherë pas pyetjeve nga policia serbe ose shërbimet e sigurisë“, thuhet në raportin e Amnesty.
Izraelitët po hetojnë akuzat
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se as Ministritë serbe të Punëve të Brendshme dhe të Punëve të Jashtme, as Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) nuk kanë përgjigjur në pyetjet e tyre në lidhje me këtë çështje.
Produktet e kompanisë izraelite “Celebrite” përdoren gjerësisht në mbarë botën. Edhe FBI-ja amerikane i përdor ato për të ç’blokuar telefonët.
Shefi i marketingut të kompanisë izraelite, David Gi, ka thënë se ata janë duke hetuar akuzat që janë paraqitur në raportin e Amnesty. „Nëse akuzat janë të vërteta, kjo mund të jetë një shkelje e marrëveshjes për përdoruesin e fundit“, thotë Gi, duke shtuar se në atë rast, kompania mund t’i ndalojë autoritetet serbe përdorimin e softuerit. Ai shpjegon se kompania ka tentuar të kontaktojë autoritetet serbe, por nuk ka zbuluar detaje. „Ne absolutisht nuk merremi“ me instalimin e softuerëve për përgjuar telefonat, pohon Gi.
Gjithçka shkon në serverin e BIA-s
Një nga aktivistët në raportin e Amnesty thotë se të gjitha kontaktet e tij telefonike u kopjuan menjëherë pas një interviste me BIA-n. Ai për Reuters ka deklaruar se i mori telefonin te ekspertë të forenzikës digjitale, të cilët e provoi praninë e softuerit NoviSpy, i cili kopjonte kontaktet dhe dërgonte fotografi private në një server të kontrolluar nga BIA.
Sipas Amnesty, Serbia ka marrë “çelësin” për telefonët nga Celebrite si pjesë e një pakete më të gjerë që duhej të ndihmonte në përmbushjen e disa standardeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar.