Vladimir Putin hodhi një akuzë të guximshme kundër Perëndimit të hënën (16/12) gjatë një telekonference duke thënë se “Perëndimi po teston linjat e kuqe të Rusisë”, të cilat ai e bëri të qartë se nuk është i gatshëm t’i pranojë.

“Ambiciet e NATO-s kanë tejkaluar prej kohësh zonën e saj historike të përgjegjësisë… Vendet e NATO-s po rrisin shpenzimet ushtarake dhe po krijojnë grupe sulmi pranë kufijve të Rusisë”.

Në fakt, ai shtoi se Moska u detyrua t’i përgjigjet lëvizjeve të Perëndimit.
Ndër të tjera, ai tha se SHBA po inkurajon përshkallëzimin në Ukrainë duke dërguar armë dhe ndihma të tjera, duke shtuar se Rusia është e shqetësuar për zhvillimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme.

Putini deklaroi troç se armët bërthamore të Rusisë ekzistojnë për qëllime parandaluese dhe se Moska ka dorën e sipërme në frontin në Ukrainë.

“Së shpejti do të nisë prodhimi masiv i raketave Oreshnik”, kërcënoi ai edhe në lidhje me raketën balistike hipersonike që Moska ka përdorur tashmë kundër Ukrainës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume