Skënder MULLIQI

Paqja është e drejtë fundamentale që i përkët çdo njeriu dhe ka të drejtë për te.Historia tregon , se është lehtë ti shtysh popujt në konflike .Këtu natyrisht rol primar luajnë interesat ekonomike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike.Dikush vlerëson objektivisht dhe më dashamirësi rreziqet aktuale për luftë , kur kemi dy vatra të krizës në Evropë, konfliktin ne Gaza dhe luftën në Ukrainë.Si duket ende nuk ka vullnet politik për ti dhënë fund këtyre konflikteve nga veta palet, dhe e as nga bota demokratike.Ne luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe Izraelit dhe Hamasit , të gjitha përpjekjet për të nisur bisedimet e paqes kanë përfunduar më dështim.Palët po ruajnë qartë qëndrimet e tyre të ngurta në zbatim të objektivave të tyre. Konfliktet vetëm sa po marrin përmasa shqëtësuese për paqën në Evropë.Interesat politike të aktorve në marrdhëniet ndërkombëtare, në mënyrë të papërmbajtshme nga disa liderë autokratë , kanë bërë që të kalojnë kufijt , duke prishur kështu paqën dhe sigurinë në botë.Koha do të tregoj nese paqja është një utopi , apo kategori qytetërimi.Konfliktet aktuale dhe pretendimi për konflikte të reja të Putinit dhe Vuqiqit edhe në Ballkan, kan shfaqur idenë për të vendosur sa më parë paqen dhe sigurinë botërore në baza të përhershme.Konfliktet mund të zgjidhen më pa anshmeri, e jo duke përkrahur njerën palë ose palën tjetër në konflikt.Ne fakt Lufta e Ftoftë nuk mbaroi kurrë, vetëm se kemi ndryshim dinamike ndërmjet shteteve.Kjo luftë përfshinë trekëndëshin Rusi , Kinë dhe Bota Perëndimore, për një rend të ri botëror.Natyrishtë se zhvillimet në Evropë me luftëra dhe luftërat në botë, e vërtetojnë se luftat kurrë nuk po mbarojnë.Edhe pse u shëmbë Muri I Berlinit , duke ndryshuar tabllonë gjeopolitike të botës, nuk po arrihet paqja e përhershme .Situata gjithnjë e më shumë po bëhët komplekse kur paradoksalisht globalizmi po dërgon në ndërtim të mureve të reja, për shtete etnike-Rusia dhe Serbia, e që nënkupton luftë të tmershme.Ndryshmet më dhunë të kufijve nuk ka mundësi të bëhën pa gjakëderdhje të madhe, e që prap nuk kan qëndrueshmëri.Luftërat e shekullit të 20-të dhe, tash këto dy luftëra në Gaza dhe Ukrainë e kan futur botën në spirale të re të rrezikshme të dhunës.Konfliktet në palet ndërluftuese shihen si lufta për çlirim dhe luftëra për pushtim, ku natyrishtë këto vatra të krizës janë terren I përshtashëm për shitje armësh, që rezulton më humbjën e jetëve të njerëzve ta pafajshem.Secila luftë që shpërthen ka një bazë të hershme të fqinjësisë jo të mirë, të gërshetuar më pretendime territoriale.Rusia po zhvillon luftë për kthimin e Bashkimit Sovjetik, kurse Serbia e ka të njejtin pretendim për bashkimin e serbëve në një shtet në Ballkan.Këto iluzione ruso- serbe në Evropë dhe në Ballkan zor që do të lejohën të realizohen nga BE-ja e Amerika në krye më NATO-n.