Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e sotëm të policisë në bazë të dyshimeve për parregullsi në Lotarinë Shtetërore.

Toshkovski tha se Policia ka vepruar me urdhër të Prokurorisë, në bazë të kallëzimit penal për një ish-kryeministër dhe ish-zv.kryeministër. Ai tha se nuk do të jep shumë informacione dhe kërkoi të respektohet prezumimi i pafajësisë.

“Gjatë ditës së sotme, duke vepruar në bazë të urdhrave të Prokuririsë së Shkupit, janë ndërmarrë më shumë masa, janë realizuar bastisje në shumë lokacione, ndërsa është vepruar në bazë të kallëzimit penal që më 13.12.2024, nga ana e Departamentit kundër krimit dhe korrupsioni të organizuar dhe serioz, Sektori për hetime penale, njësiti për korrupsion, dorëzuar në PTHP Shkup, kundër 8 personave fizik, prej të cilëve, njëri është ish-kryeministër, njëri është ish-zv.kryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik dhe njëri është ish-sekretar gjeneral, të tjerët janë zyrtarë shtetëror që punojnë në suaza të njërit prej personave juridik”, tha Toshkovski.

Ndryshe, nga Prokuroria njoftuan se është lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale si bashkëkryetarë “Përvetësim në shërbim”. Për katër persona të tjerë ka iniciuar procedurë penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, që kanë të bëjnë me Lotarinë Shtetërore.