Kuvendi gjatë pasdites ka sjell vendim për shkarkimin e katër anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Bëhet fjalë për anëtarët Andrej Tasev, Merita Dema, Faton Ambari dhe Lirim Sulejmani.

Shkarkimi vjen pas propozimit të Qeverisë sepse ka lëshime në pjesën e përmbushjes së kritereve për emërimin e tyre.