Ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, para Gjykatës Speciale, nën akuzën për pengim të drejtësisë ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur.

Madje ai është shfaqur i gatshëm që t’i jap të gjitha fjalëkalimet që lidhen me kompjuterin e tij.

“Unë i kam dhënë fjalëkalimet që më janë kërkuar dhe jam i gatshëm t’i jap edhe të tjerat, nëse është fjala për kompjuterin, dhe nuk kam asgjë për të fshehur”, deklaroi Kuçi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume