Gjykata e Apelit të Posaçëm e ka lënë të sekuestruar vilën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit, por i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhit.

Një ditë më parë, deputetja ankimoi vendimin për sekuestrimin e dy vilave, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.

Sipas SPAK-ut, masa e sekuestrimit vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume