Nëpunës policorë nga SPB Kumanovë sot kanë privuar nga liria personin L.R (30) nga Kumanova.
MPB-ja kumtoi se ai kërkohej me urdhërarrest për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vitesh për veprën penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal.
L.R. është dërguar në Institucionin nëshkues-korrektues Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit.