A do të marrë përfundimisht përgjegjësi ministri i Brendshëm Toškovski për funksionimin katastrofik të MPB-së dhe arratisjen e Grubit? Informacionet e fundit për arratisjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ku “bateritë” e kamerave nuk funksiononin pikërisht kur ai po kalonte kufirin, shkaktuan tallje nga qytetarët. Deri kur ministri do të mashtrojë opinionin dhe kur planifikon të pranojë se kjo ishte një arratisje e organizuar, pyetën nga LSDM.
“Siç njoftoi Ministria e Brendshme, punonjësit e policisë në pikën kufitare ‘Blacë’ nuk i kanë respektuar procedurat, edhe pse për Grubin ka pasur një njoftim të qartë ‘ndaloni dhe informoni menjëherë’. Në vend që të vepronin sipas këtij njoftimi, ata nuk e kontrolluan sistemin, e lejuan automjetin të kalonte pa kontrollin e duhur dhe nuk i regjistruan pasagjerët siç kërkon ligji. Gjithashtu, në momentin kritik, kamerat ‘rastësisht’ nuk kanë funksionuar”, theksohet në njoftimin e tyre.
LSDM shpalli se do të publikojë sot prova të rëndësishme për përfshirjen e MPB-së dhe Toshkovskit në arratisjen dhe ‘rastësitë’ e tjera që do të hapin dyshime për përfshirjen e MPB-së në të gjithë ngjarjen.
Sipas kësaj partie, LSDM do të vazhdojë të kërkojë transparencë, përgjegjësi dhe institucione funksionale që do të punojnë ekskluzivisht në interes të qytetarëve.