Me datë 23 dhjetor (e hënë) në Tetovë, me rastin e qëndrimit të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovës do të vendosë një regjim të veçantë të qarkullimit në zonën qendrore të qytetit në periudhën prej orës 05.00 të mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare informon Tetovasot.
Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve nga kryqëzimi i Bërvenicës deri te Universiteti i Tetovës, pastaj në bulevardin e ,,Ilindenit”, nga kryqëzimi me rrugën ,,Kthesa e Bërvenicës deri tek Xhamija e Larme, përgjatë rrugës ,,Kiro Ristoski – Drnc”, rrugën e ,,Lubotenit” deri tek Arabati Baba Teqe, pastaj rruga ,,Gjorçe Petrov” dhe ,,Vëllezërit Miladinovi”. Më pas në bulevardi “Vidoe Smilevski Bato” nga rrethrrotullimi me bulevardin e ,,Ilindenit” deri te rruga “Fushtanska” dhe anasjelltas duke vazhduar në drejtim të Shkollës private ,,Marif”.
Automjetet që do të gjenden të parkuara në parkingje të shënuara do të merren me anë të merimangës dhe pronarët do të mund t’i largojnë pa asnjë dëmshpërblim, ndërsa ato mjete që do të merren nga parkingjet e paligjshme do të përballen me parashtresat ligjore. Gjithashtu, në të gjitha rrugët e tjera të qytetit, ku parkimi tashmë është i ndaluar, automjetet do të sanksionohen dhe tërhiqen për të siguruar lëvizjen nërmale dhe të sigurt të pjesmarrësve të tjerë të rrugës.
SPB Tetovë apelon qytetarët të hënën – 23 dhjetor – të mos drejtojnë automjete në zonën qendrore pa nevojë më të madhe dhe imediate dhe të respektojnë dhe veprojnë sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarëve policorë.TS