Kryetarja e komisionit i kërkon falje Ilire Dautit, Rijat Shaqiri sështë kompetent për të dhënë sqarime gabuam ne

Kryetarja e komisionit për arsim ka kërkuar falje deputetes së Frontit për Europë, Ilire Dauti pasi sipas saj ishte lëshim procedural dhe se deputeti Rijat Shaqiri nuk ishte njeriu i thirur për të dhënë përgjigje në pyetjen e deputetes Dauti.
Ndryshe deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti i kërkoi deputetit Shaqiri që të mos përzihej dhe të mos paraqitej për sqarime në amandamentet e VMRO-së pasi ai nuk është as i thirur as kompetent për të dhënë sqarime gjë që e acaroi deputetin e VLEN-it, Rijat Shaqiri i cili e kërcënoi deputeten Dauti duke i thënë se po të ishte burrë ndryshe do të mirej vesh.