Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Mahmut Çevik, nënkryetar i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA.
Ashtu siç informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, Gashi shprehu mirënjohjen për spektrin e gjerë të aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut të zbatuara nga TIKA, e cila ka vite që është e angazhuar në vend dhe ka realizuar mbi 1000 projekte në fusha të ndryshme.
Kryetari i Kuvendit e përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm me Turqinë në më shumë fusha të sigurisë dhe shprehu gatishmërinë për ta forcuar atë.
Nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, theksoi se Maqedonia e Veriut është vend shumë i rëndësishëm për Turqinë dhe për këtë arsye e mbështesin zhvillimin e të gjitha segmenteve shoqërore, duke investuar në projekte të qëndrueshme.
Në takim u shkëmbyen mendime për mundësinë e realizimit të projekteve të ardhshme të TIKA-s në vend, të cilat padyshim do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë. Bashkëbiseduesit shprehën besimin dhe shpresën se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet TIKA-s dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen.