Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Në një post në platformën X, ajo ka thënë se populli i Kosovës është i tronditur dhe i shtangur nga sulmi i poshtër në një treg paqësor të Krishtlindjeve në Magdeburg.

“Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Kjo dhunë çnjerëzore duhet luftuar me vendosmëri”, ka thënë Gërvalla.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume