Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta me borë, sidomos paradite. Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 65 km/h) dhe reshjet e shiut do të kalojnë në borë në disa nga zonat më të ulëta. Në zonat malore lartësia e mbulesës së dëborës do të rritet ndjeshëm. Në fund të ditës reshjet e shiut do të ndalen. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 8 gradë.
Në Shkup kryesisht vranësira. Në orët e mëngjesit dhe të pasdites me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat më të larta të luginës reshjet e shiut do të kalojnë në borë me intensitet të ulët. Reshjet e shiut do të ndalen pasdite. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë.