Medai Shaholli
Tanimë nuk ka asnjë dilemë se premieri Micko do të marrë hapa për shlyerjen e njollës së turpit në kushtetutë e cila i referohet gjuhës shqipe përmes shifrave, përkundazi, ai nuk ka asnjë vullnet dhe gatishmëri që në ndryshimet kushtetuese të shlyhet nofka e turpit shqiptar e 20%, por sipas gatishmërisë së qeverisë koalicionit vredistët do të ngelen me gisht në gojë, përkundër zotimit se me ndryshimet kushtetuese do të hiqet emërtimi me termin përdhosës për gjuhën të shqipe si 20%!

Ky është kryekomiti Micko, që i jep leksione aleancistit Arben sesi duhet të sillen pseudonacionalistët e tij bashkë me vredistët në qeverinë e koalicionit, se 20% i ofendimit dhe i përdhosjes së identitetit gjuhësor të shqiptarëve nuk ka shumë gjasa për t’u shlyer në ndryshimet kushtetuese të radhës, ku për hir të eurointegrimeve gjuha shqipe do të bëhet kurban dhe do të rishikohet për një herë tjetër.

A ishte ky ndryshimi i që premtoi VREDI apo ishte demagogji e radhës e partive politike të bashkuar rreth një koalicioni të stisur për të kapur ato kocka të shijshme të pushtetit!
Për më tepër vredistët e kanë lumosur kauzën tonë kombëtare dhe nuk kanë guxim t’i thonë despotit Micko se ; Atë që kërkoni ju nga Bullgaria për ta njohur sllavishten tuaj si gjuha maqedonishte, këtë të drejtë ju ia refuzoni shqiptarëve duke e quajtur gjuhën shqipe me termin ofendues si 20%!

Në muajt e ardhshëm do të dalë në shesh proçka e llokoçitur prej gati një viti e vredistëve për fshirjen e nofkës së turpit nga kushtetuta, ku ata tashmë e kanë marrë përgjigjen nga despoti i tyre Micko se nuk do të barazohet gjuha shqipe me sllavishten e tij, por do të ngelet aty për shqiptarët si tastament dhe “peshqesh” nga partitë politike të miratuar qysh me MO, si dëshmi e nënshtrimit dhe e vasalitetit ndaj pushtetit.