Edhe këtë ironi e dëgjuam Ali Ahmeti që dikur shante 700 mijë nëna shqiptare tani po mbrojka barazinë gjinore. BDI-ja e Artan Grubit që eleminonte konkurrencën duke i “likuduar” gratë e zonja nga partia tani po luftojkan për barazi gjinore.

Në BDI nuk ka as barazi gjinore, nuk ka as nëna e gra shqiptare që vlerësohen. Ka vetëm krim dhe korrupsion. Në këtë klan të quajtuar parti politike ka luftë për pozita, autokraci ekstreme, e më e keqja janë shërbëtorë të anti-shqiptarëve.

Nuk mashtrohen gratë e nënat shqiptare sepse nuk i kanë harruar ofendimet që i keni bërë, nënat shqiptare kanë kujtesë të gjatë, i mbajnë mirë e gjatë kohë në mend përgjimet, kur Ali Ahmeti shante 700 mijë nëna shqiptare.

Prandaj, heshtni mos flisni ju për barazi gjinore sepse nuk u ka hije. Kërkoni falje, pendohuni për të bëmat tuaja famëkeqe, e reformohuni.