AI (Inteligjenca Artificiale) arrin të bëjë një diagnozë për infarkt në vetëm 37 sekonda, dhe të ulë me 31% vdekshmërinë tek pacientë më rrezikshmëri të lartë, gjatë fazës monitoruese të shtrimit në spital. Ky instrument i ri po njeh shtrirje të jashtëzakonshme në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të mjekësisë, ku mund të jetë vërtet aleat i mirë i specialistëve edhe në fushën e kardiologjisë, në diagnozë, monitorim dhe terapi të pacientëve.

Nga testet e deritanishme, ku u analizuan mbi 16 mijë pacientë, saktësia e diagnozave të AI arriti në 99%. AI mund të përdoret edhe në analizimin e eko-kardiografive, të rezonancave magnetike dhe të TAC, gjë që mund të sjellë përmirësim dhe përshpejtim në diagnostikimin e kardio-imiopative, disfunksioneve të valvolave etj, ku ka treguar mbi 98% efikasitet.