Pas 3 sezonesh të shprenzuar te “Topçinjtë” e Arsenal, duket se merkatoja e dimrit së këtij viti do të sjellë dhe “divorcin” e parakohshëm, mes klubit nga Londra dhe “kollosit” ganez të mesfuhës, Thomas Partey.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, por edhe nga tabloidet britanike, “Bardhezinjtë” e Juventus e shohin Partey, si zëvendësuesin perfekt të francezit Adrien Rabiot, teksa kujtojmë se “zonja e vjetër” ka luftuar edhe më parë për transferimin e ganezit në Torino.
“Gjigandët” e Italisë mund të përfitojnë një ulje të lehtë të çmimit falë kontratës së tij që është drejt fundit, teksa flitet që i gjithë operacioni të mbyllet me rreth 10-12 milionë euro