Atalanta ka shënuar fitore të vështirë ndaj Empolit për të mbetur në krye të tabelës.
Të dielën Atalanta në shtëpi e mposhti Empolin me rezultatin 3:2.
Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të Serie A.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 13-të me golin që e shënoi Lorenzo Colombo.
Charles De Ketelaere në minutën e 34-t i barazoi shifrat për vendësit.
Shtatë minuta më pas Ademola Lookman shënoi për 2:1.
Sebastiano Esposito në minutën e 56-të i barazoi shifrat në 2:2.
De Ketelaere në minutën e 86-të realizoi sërish për 3:2 e që në fund ishte edhe goli i fitores për Atalantan.
Berat Gjimshiti luajti deri në minutën e 70-të te vendësit.
Ndërsa Ardian Ismajli e kompletoi ndeshjen tek Empoli.
Atalanta mbetet lidere në tabelë me 40 pikë.
Empoli renditet në pozitën e 11-të me 19 pikë.