Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për RTKlive.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume