Mbrëmë, në orën 21:10, në Pikën Kufitare të Poshtëm Bllacë, në dalje të shtetit, zyrtarët policorë arrestuan 28-vjeçarin V.L. nga Kosova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”, sipas nenit 358, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të pasaportës dhe kufirit, ai dorëzoi për verifikim lejen e qarkullimit të autobusit me targa kombëtare kosovare, të cilin e drejtonte, si dhe një dokument udhëtimi në të cilin kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume