Mbrojtësi portugez Joao Cancelo e nisi mirë aventurën tek Barcelona sezonin e kaluar pasi arriti në formë huazimi nga Manchester City, por e përfundoi vitin si njëri prej lojtarëve të tyre më të dobët.

Sidoqoftë, veterani portugez është i etur që të rikthehet sërish tek Barcelona dhe për këtë është i gatshëm të bëjë gjithçka.

Ishte planifikuar që Cancelo të rikthehej tek Barcelona verën e kaluar dhe ai priti për të parë nëse një marrëveshje mund të ndodhë.

Sidoqoftë, mediumi spanjoll Sport ka shpjeguar se City nuk është e gatshme të pranojë një tjetër formulë huazimi dhe Barcelona nuk kishte hapësirë në limitin e tyre të pagave.

30-vjeçari është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u rikthyer tek Barcelona, pasi e konsideron si vendin më të mirë për futbollin e tij.

Drejtori sportiv Deco kishte pasur për qëllim që ta sjellë atë sërish në klub, por me problemet e tyre të pagave, ai kishte eksploruar opsione të ndryshme duke përfshirë edhe Marc Pubill (Almeria).

Verën e kaluar Cancelo u transferua në Superligën e Arabisë tek Al-Hilali për 20 milionë euro, atje ku e dyfishoi pagën e tij.

Deco dhe trajneri Hansi Flick po synojnë që ta përforcojnë atë pozicion verën e ardhshme, por Deco po preferon një mbrojtës të ri në moshë i cili mund të zhvillohet gjatë viteve.