Policia sonte, pak pas mesnate, ka arrestuar një 19-vjeçar nga fshati Budinarc, në rajonin e Berovës, për transport të migrantëve.

Personi kishte vërejtur policinë dhe kishte tentuar të arratisej, por u gjet brenda një kohe të shkurtër. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhjetë migrantë, nga të cilët tetë nga Turqia dhe dy nga Iraku.

Nga MPB informojnë se personi është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës, ndërsa migrantët janë vendosur në qendrën pritëse në Gjevgjeli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume