Mickoski: Në Creshovë, në Komunën e Gazi Babës, u vendos gurthemeli për ndërtimin e një salle sportive me vlerë prej 34 milionë denarë
Për mua është një gëzim dhe kënaqësi e veçantë që mund të them sot se projekti që e kemi paralajmëruar gjatë fushatës, që është decentralizimi i mjeteve nga buxheti qendror për komunat, ka filluar të realizohet fizikisht.
Komuna e Gazi Babës, një falënderim i madh për kryetarin e Komunës Boban, një falënderim i madh për Ministrinë e Arsimit dhe ministren, ekipet e tyre, njerëzit që u angazhuan që e gjithë kjo të jetë realitet sot. Një falenderim i madh për deputetët e Komunës së Gazi Babës, këshilltarët, administratën, punonjësit e Ministrisë së Arsimit, të cilët në kohë rekord arritën të përpilojnë një projekt me dokumentacionin e duhur, miratimin e ndërtimit, më pas të organizojnë një prokurim publik transparent, përzgjedhja e kontraktorit, të nënshkruhet marrëveshja sot, para fundit të vitit, për vendosjen e gurthemelit të kësaj salle sportive, projekt ky në vlerë prej 34 milionë denarë.
Diçka që i është dashur më shumë se 6 dekada në këto tre vendbanime këtu, për këtë shkollë që është pas meje, ku mësojnë 180 fëmijë nga këto vendbanime të Komunës së Gazi Babës.
Vërtet jam jashtëzakonisht i kënaqur, i lumtur, sepse ajo që themi është ajo që bëjmë.
Nuk duam të keqkuptohemi, kemi një agjendë shumë ambicioze. Tashmë në fillim të vitit të ardhshëm do të shpallim një thirrje të re, e cila planifikojmë të jetë pak më e gjatë, brenda tre muajve komunat të dorëzojnë projekte, në mënyrë që të mos kemi zgjatje shtesë dhe të vazhdojmë premtimin, atë që themi e realizojmë.
Këto 5 miliardë denarë të parë që i siguruam, gjithsej me projektet e Ministrisë së Transportit do të arrijnë deri në 6 miliardë denarë, të cilat i siguruam me ribalancin, e shihni sot nga Komuna e Gazi Babës kanë filluar të realizohen dhe 15 miliardë denarë të ardhshëm që i kemi siguruar për projektet në vijim që do të fillojnë të realizohen nga viti i ardhshëm.
Pra, edhe një herë u bëj thirrje të gjithë kryetarëve të komunave nga të gjitha komunat nga e gjithë Maqedonia që të paraqesin projekte, dhe ata që tashmë i kanë marrë, t’i fillojnë.
Kjo Qeveri është partner i komunave dhe përmes komunave edhe i qytetarëve. Kështu funksionojmë dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë.
Le të jetë me fat dhe të na shumëfishohen këto projekte.