Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 12:00, pa rrymë do të jetë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Lubin, komuna e Sarajit.

Në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 12:30, rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit nga tërë lagjja e Radishanit, komuna e Butelit.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në 13:00, pa rrymë do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve rreth stacionit të parafundit dhe të fundit të autobusit 22, në fshatin Vollkovë, komuna Gjorçe Petrov.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume