„Mirë, unë, në interes të kohës, do të flas shkurt, sepse Orce, kryetari i komunës, tha gjithçka që duhej thënë në lidhje me vetë projektin. Ky është një nga ato projekte që janë pjesë e projektit të financuar nga Qeveria, përkatësisht mjetet që janë rialokuar nga buxheti qendror drejt komunave, këtu, në Kisella Vodë, do të kemi edhe disa projekte të tilla, po përgatiten edhe projekte të tjera për periudhën që vijon, përkatësisht për thirrjen e ardhshme.

Jam i sigurt se me projekte si ky do të shtojmë vlerë në cilësinë e jetës së qytetarëve të këtij vendbanimi, të komunës Kisella Vodë, por siç tha kryetari i komunës edhe të komunës fqinje, Studeniçan.

Ne vazhdojmë të realizojmë projektet e premtuara, punët e premtuara. Dua t’i uroj kryetarit të komunës, administratës komunale, deputetëve dhe njerëzve që ndihmuan në realizimin e gjith kësaj, sepse, siç e dini, duhet përgatitur dokumentacioni teknik, miratimet përkatëse, etj.

Vazhdojmë me të njëjtën dinamikë, vazhdojmë të realizojmë atë që u kemi premtuar qytetarëve, sepse për këtë kemi fituar besimin dhe kështu do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon.“