CIVIL- i bën thirrje për ndërgjegjësim të qytetarëve në prag të festave të Vitit të Ri – SIGURIA mbi të gjitha – fishekzjarrët dhe të shtënat festive janë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën.
Fëmijët janë viktimat më të zakonshme të lëndimeve, traumave dhe tragjedive të padëshiruara nga përdorimi i lëndëve shpërthyese dhe përdorimi i pamatur i armëve. Kur individë të paskrupull keqpërdorin armët e zjarrit për të shtëna festive, prindërit përgjegjës duhet t’u tregojnë fëmijëve të tyre tre rregulla të thjeshta sigurie:
të largohen nga vendi i të shtënave festive,
të mos prekin armë apo lëndë plasëse dhe
të raportojnë përdorimin e paligjshëm të armëve.
Por edhe tu shpjegojnë se këto rregulla vlejnë edhe për të rriturit, edhe profesionistët më të mëdhenj me licencë për përdorimin e armëve dhe materialeve shpërthyese ,mund të gabojnë.
FESTONI SIGURT!
Të shtënat festive janë të ndaluara me ligj dhe janë jashtëzakonisht të rrezikshme për jetën. Ka shumë shembuj të përfundimeve tragjike të festimeve kur një plumb endacak ka vrarë ose plagosur kalimtar të rastësishëm ose pjesëmarrës në festë.
Materialet shpërthyese dhe fishekzjarrët janë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën. Në doracakun e CIVIL-it për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve rreth sjelljes së sigurt thuhet:
“Fishekzjarret dhe materialet shpërthyese, si dhe armët, janë të rrezikshme dhe shpesh shkaktojnë tragjedi edhe mes profesionistëve, përshkrimi i punës së të cilëve përfshin trajtimin e eksplozivëve dhe armëve”.
CIVIL-i gjithashtu rikujton se kafshët shtëpiake janë veçanërisht të ndjeshme ndaj tingujve të lëndëve plasëse dhe fishekzjarrëve. Sidomos qentë, të cilët shpesh herë tentojnë të ikin kur tremben nga fishekzjarrët, mund të lëndohen dhe shpesh kanë pasoja fatale. Shumë nga këto kafshë mund të përfundojnë disa kilometra larg shtëpisë, duke ikur nga frika.
CIVIL-i i bashkohet thirrjes së MPB të mos përdoren pa autorizim fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë sjellje të pamatur dhe të kundërligjshme.